“Eksperienca të mrekullueshme rreth botës me pak para” – Këshilla kursimi nga ekspertë udhëtimesh
Udhëtimet janë eksperienca të mrekullueshme të cilat ju ndihmojnë ta shihni botën me një tjetër sy. Shpeshherë kur jemi shumë të lodhur apo të stresuar nga puna planifikojmë disa pushime dhe papritur duket sikur e ri gjejmë veten përsëri.
Këto kohët e fundit në fakt përveç kënaqësisë së pazakontë që udhëtimet ofrojnë janë shndërruar në një mënyrë jetese për disa persona, dhe kjo e ka rezultuar të jetë mjaft fitimprurëse.
Shkrimet rreth udhëtimeve, blogget e ndryshme si edhe ndarja e eksperiencave në internet ka bërë që shumë njerëz të udhëtojnë botën e në njëfarë mënyre të bëhen ekspertë për sa i përket udhëtimeve.
Këta ekspertë kanë ndarë disa këshilla të vlefshme bazuar në eksperiencat e tyre për atë të cilën të gjithëve na mundon, paranë.
Për fat të mirë me disa teknika të vogla dhe nëse bëni një kompromis kursimi në udhëtim nuk është diçka e vështirë.
Disa orë hulumtimi do t’ju kursejnë miliona lekë gjatë gjithë jetës suaj që do të udhëtoni.
Nëse jeni të njohur me teknikat dhe mënyrat se ku të kërkoni për bileta të lira, në çfarë datash duhet të shikoni apo çfarë oraresh udhëtimi duhet të ndiqni. Ju do të shikoni të gjitha vendet që dëshironi me shumë pak para.
“Asnjë nga strategjitë tona nuk është shkencë e raketave, por na ndihmojnë të shtrijmë më shumë buxhetin tonë në udhëtim, në mënyrë që të shikojmë më shumë vende e të gëzojmë përvojat që dëshirojmë”, shprehet një nga ekspertët.
- Përpiquni të keni një farë fleksibiliteti kur planifikoni një udhëtim
Nëse ju keni të përcaktuar vendin, datën dhe orarin e udhëtimit tuaj sigurisht që pjesën më të madhe të kohës do të merrni çmime të kripura e që nuk ja vlejnë aspak. Por nëse ju jeni thjesht të apasionuar pas udhëtimeve e nuk është e rëndësishme për ju se cilën vendin shikoni të parin apo cilin të fundit do të merrni gjithmonë ofertat më të mira.
- Merrni në konsideratë hotelet të cilat përfshijnë minimalisht një vakt
Mund të duket qesharake por në fakt përfshirja e njërit prej vakteve në çmimin e hotelit ju kursen goxha para. Kur jeni duke udhëtuar duhet të konsumoni vakte të bollshme kështu që mos I nënvlerësoni ofertat e vakteve që ju ofrohen.
- Nëse keni mundësi dhe nuk po udhëtoni vetëm ju leverdis më shumë një shtëpi se sa hotel
Hotelet janë një variant mjaft i mirë për sa i përket udhëtimeve që ju bëni për të pushuar. Por nëse ju udhëtoni për pasion, për të eksploruar sa më shumë vende e për të përfituar eksperienca nga më të ndryshmet, e ndenjura në një hotel është thjesht një shpenzim më shumë në buxhet.
- Kushtojini vëmendje uljeve të shpejta, dhe planifikoni të blini gjithçka ju duhet
Të gjitha vendet ku do të mendoni të udhëtoni kanë disa data specifike për sa I përket uljeve e në to ju mund të përfitoni gjithçka që ju nevojitet me pak para. Planifikojini blerjet tuaja paralelisht me udhëtimin e radhës ku do të shkoni.