Sigurim Shëndeti

“Sigurimi nga sëmundjet” ofrohet për të gjithe Ju, punëmarrësit, familjarët, fëmijët, etj. Kjo risi në tregun shqiptar të sigurimeve ka për qëllim kompensimin e shpenzimeve mjekësore në rast sëmundjesh dhe problemesh shëndetësore.
Ne kemi dizenjuar dhe hedhur ne treg produktet e sigurimit te shendetit duke synuar te arrije nje pjese te madhe te individeve te cdo segmenti konsumator dhe me nje diversitet mbulimesh dhe primesh TravelHouse ju mundëson trajtimin në entet spitalore dhe diagnostikuese më të specializuara. Vetëm duke paraqitur kartën e sigurimit ju përfitoni trajtime preferenciale për çdo rast të domosdoshëm shëndetësor.
Sigurimi nga sëmundjet ofrohet në varësi të paketës së sigurimit të përzgjedhur nga klienti.
Sigurim Makine
- Në kuadër të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” çdo automjet që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të jetë i pajisur me policën TPL (Sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta)
- Ky sigurim përfshin mbulimin e shpenzimeve si pasojë e dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta, për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar

Sigurim Jete

Sigurimi i shëndetit në udhëtim i ofrohet çdo qytetari Shqiptar, që udhëton jashtë territorit të Shqipërisë.
Ky sigurim mbulon humbjet e ndodhura që mund të lindin nga aksidente të ndryshme,ndërhyrjet mjeksore nga sëmundje akute, si dhe shpenzimet e riatdhesimit në rast sëmundje, apo të humbjes së jetës,Brenda periudhes se sigurimit për gjatë gjithë periudhës së qëndrimit jashtë territorit të Shqipërisë.
Primi i sigurimit ndryshon në varësi të ditëve të qëndrimit dhe zonës së mbulimit (destinacioni i udhëtimit).